Rreth Nesh

.

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë është një organizatë jofitimprurëse, e pavarur, jo qeveritare, jo politike pjesë e rrjetit të Open Society Foundations (OSF) krijuar dhe financuar në vitin 1994 nga investitori dhe filantropi George Soros. Rrjeti i përbërë nga 30 Fondacione vepron në 70 vende të botës, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Open Society Foundations ka përfaqësi në Shqipëri, Armeni, Azerbaixhan, Bosnje dhe Herzegovinë, Bullgari, Republika e Çekisë, Afrikë, Estoni, Gjeorgji, Guatemalë, Haiti, Indonezi, Kazakistan, Kosovë, Kirgystan, Letoni, Maqedoni, Moldavi, Mongoli, Mal i Zi, Poloni, Rumani, Serbi, Sllovaki, Taxhikistan, Turqi dhe Ukrahinë.

Qëllimi i rrjetit të Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur është mbështetja e drejtësisë dhe të drejtave të njeriut, lirisë së shprehjes, të drejtën për arsim e kujdes shëndetësor, dhe mbrojtja dhe përhapja e vlerave si:

- një shoqëri civile vitale;

- komunitete që nxisin vetëveprimin dhe aksionin social;

- nxitja e mendimit kritik;

- respektimi i diversitetit të opinioneve;

- mbrojtja e të drejtave të minoriteteve e shtresave të mënjanuara.

Fondacionet punojnë për të ndërtuar demokraci të fuqishme dhe tolerante, qeveritë e të cilave u përgjigjen qytetarëve të tyre.

Për më shumë informacion mbi rrjetin e Open Society Foundations Klikoni Këtu.

Regjistrohuni që të merrni njoftime

Regjistrohuni për të marrë njoftime nga Fondacioni

Na kontaktoni

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë
Adresa: Rr. Qemal Stafa, Pallati 120/2, Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 4 22 34 621/ 4 22 34 223/ 4 22 35 856
Fax: +355 4 22 35 855

Na Ndiqni

Ndiqni Fondacionin Shoqëria e Hapur për Shqipërinë në: