Elona Mullahi (Koçi)

Kryetare Bordi

Elona Mullahi është anëtare e Bordit për Korporatat dhe biznesin SE që nga tetori i vitit 2015. Ajo ka më shumë se 16 vjet përvojë në sistemin bankar, me njohuri të thella mbi sistemin bankar korporativ dhe SE, Riskun e Kredisë dhe funksioneve të tjera mbështetëse dhe të biznesit në industrinë bankare. Elona iu bashkua Raiffeisen Bank në vitin 2004, dhe në këtë periudhë ajo drejtoi Departamentin e Institucioneve Publike dhe Qeverisjen Qendrore dhe Lokale. Që nga viti 2010 ajo drejtoi Segmentin e Biznesit Jo-Tregtar që përfshin Korporatat Vendore dhe Korporatat Ndërkombëtare, Kompanitë e Vogla, të gjitha Institucionet e Qeverisjes Vendore dhe Qendrore, Subjektet e tjera të Sektorit Publik, Institucionet Financiare (p.sh. institucione të tjera financiare jo bankare, kompanitë e sigurimeve, brokerë dhe kompanitë e qirave financiare) dhe OJQ-të. Gjithashtu, Elona ka një përvojë të gjatë dhe ka punuar në pozicione drejtuese në Bankën Amerikane të Shqipërisë, Bankën Kombëtare të Greqisë, Ministrinë e Punëve Publike dhe Transportit, Ministrinë e Financave, etj. Elona është anëtare e Komitetit të Kredisë së Bankës. Ajo gjithashtu mbajti pozicionin e anëtares së Bordit Mbikëqyrës të Raiffeisen Leasing nga viti 2010 deri në vitin 2015 dhe si anëtare e Bordit Mbikëqyrës të Raiffeisen Invest nga viti 2011 deri në vitin 2014. Elona është gjithashtu anëtare e Këshillit Kombëtar të Kontabilitetit që prej marsit të vitit 2017.