
Eneida Guria vjen nga sektori privat në Shqipëri, ku aktualisht po punon si Menaxhere e Lejeve për një Projekt të madh të infrastrukturës së gazit. Ajo ka një përvojë shumëvjeçare duke punuar për Qeverinë Shqiptare në pozicione të ndryshme, fillimisht si këshilltare e Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë për 4 vjet. Ajo ka qënë Drejtoreshë e Përgjithshme e Qendrës Kombëtare të Licencimit që nga krijimi i saj në vitin 2009 deri në vitin 2011 kur u emërua Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve, pozicion që e mbajti deri në vitin 2014. Para kësaj, Eneida ka punuar për “United Stated Peace Corps” në Shqipëri si Menaxhere Trajnimesh. Ajo gjithashtu ka punuar si konsulente për zhvillimin e biznesit për biznese të ndryshme në sektorin privat shqiptar. Eneida është diplomuar në Universitetin e Luizianës në Lafayette, në Luiziana, SHBA me BSc. në Financë dhe mban një diplomë MBA nga i njëjti institucion.