Arsimi

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë ka dhënë një kontribut të gjatë në fushën e arsimit duke nisur që prej ekzistencës së tij. Mbështetja ka prekur aspekte të insfrastrukturës fizike, zhvillimit të kapaciteteve njerëzore sidomos mësuesit si dhe asistencë në hartimin e politikave arsimore. Pas përmbylljes së projektit të AEDP, Fondacioni u përqëndrua më shumë në monitorimin e politikave arsimore dhe zhvillimin e kapaciteteve të grupeve të ndryshme në përmirësimin e shërbimit arsimor dhe mbajtjen llogari-dhënës të institucioneve arsimore. Arsimi në vendin tonë mbetet ende në një situatë të vështirë për sa i përket kapaciteteve profesionale të stafit mësimor, financimit të sektorit sikundër dhe cilësisë së shërbimit arsimor dhe përfshirjes së palëve të interesit në vendimarrjen e sektorit. Në periudhën në vijim Fondacioni është përqendruar më tepër në zhvillimin e aktivizimit qytetar në fushën e arsimit dhe fuqizimin e komunitetit shkollor për të ndikuar vendimarrjen në sektorin e arsimit.
Aktivitete
Përmirësimi i politikës dhe praktikës "Altertekst" nëpërmjet pjesëmarrjes së gjerë
Publikime
Rekomandime për përmirësimin e politikës së “Altertekstit”
Aktivitete
Konferencë rajonale për pjesëmarrjen e minoriteteve etnike në arsim
Njoftime
Thirrje për pjesëmarrje nga Qendra për Arsim Demokratik
Publikime
Përfshirja e prindërve në jetën e shkollës; rekomandime për një partneritet të suksesshëm shkollë-familje-komunitet
Faqet
Regjistrohuni që të merrni njoftime
Regjistrohuni për të marrë njoftime nga Fondacioni