Arsimi

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë ka dhënë një kontribut të gjatë në fushën e arsimit duke nisur që prej ekzistencës së tij. Mbështetja ka prekur aspekte të insfrastrukturës fizike, zhvillimit të kapaciteteve njerëzore sidomos mësuesit si dhe asistencë në hartimin e politikave arsimore. Pas përmbylljes së projektit të AEDP, Fondacioni u përqëndrua më shumë në monitorimin e politikave arsimore dhe zhvillimin e kapaciteteve të grupeve të ndryshme në përmirësimin e shërbimit arsimor dhe mbajtjen llogari-dhënës të institucioneve arsimore. Arsimi në vendin tonë mbetet ende në një situatë të vështirë për sa i përket kapaciteteve profesionale të stafit mësimor, financimit të sektorit sikundër dhe cilësisë së shërbimit arsimor dhe përfshirjes së palëve të interesit në vendimarrjen e sektorit. Në periudhën në vijim Fondacioni është përqendruar më tepër në zhvillimin e aktivizimit qytetar në fushën e arsimit dhe fuqizimin e komunitetit shkollor për të ndikuar vendimarrjen në sektorin e arsimit. 

Filtro Rezultatin

Publikime

Thirrje për projekte kërkimore në fushën e përfshirjes në arsim

25 Shkurt 2014
Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë fton studiues të rinj për të dorëzuar aplikimet e tyre për kërkime në fushën e përfshirjes në arsim përmes shfrytëzimit të medodave cilësore.

Publikime

Trashëgimia Fondacioni Shoqeria e Hapur per Shqiperine prezanton kater studime te reja ne fushen e Arsimit dhe te Romeve.

25 Shkurt 2014
Ky studim paraqet ecurine e politikes se Altertekstit gjate vitit 2012 si dhe nje krahasim te problematikave nder vite (2010-2011-2012).

Publikime

Pjesemarja e Komunitetit ne Vendimarrjen e Arsimit Permes Ligjit te Ri

25 Shkurt 2014
Fushata e informimit per ligjin e arsimit synon njohjen e prinderve, mesuesve dhe komunitetit me mundesine qe ofron ligji i ri per pjesmarrjen e prinderve dhe mesuesve ne emerimin e drejtorit te sh

Njoftime

Pjesemarja e Komunitetit ne Vendimarrjen e Arsimit Permes Ligjit te Ri

13 Dhjetor 2013
Fushata e informimit per ligjin e arsimit synon njohjen e prinderve, mesuesve dhe komunitetit me mundesine qe ofron ligji i ri per pjesmarrjen e prinderve dhe mesuesve ne emerimin e drejtorit te sh

Njoftime

Nisin aplikimet per Akademine e Identitetit Rom

13 Maj 2013
Fondacioni Soros shpall për herë të parë “Akademinë e Identitetit Rom”.

Faqet

Regjistrohuni që të merrni njoftime

Regjistrohuni për të marrë njoftime nga Fondacioni

Na kontaktoni

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë
Adresa: Rr. Qemal Stafa, Pallati 120/2, Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 4 22 34 621/ 4 22 34 223/ 4 22 35 856
Fax: +355 4 22 35 855

Na Ndiqni

Ndiqni Fondacionin Shoqëria e Hapur për Shqipërinë në: