Aktivizëm dhe Përfaqësim

Shqipëria karakterizohet nga një demokraci në zhvillim dhe një ekonomi tregu e pakonsoliduar. Kjo gjëndje prodhon mospërputhje midis nevojave të qytetarëve dhe vendimarrjes politike apo performancës së institucioneve publike. Më të rrezikuar nga ekzistenca e institucioneve të dobëta, nivelit të lartë të korrupsionit si dhe zbehtësisë së shtetit të së drejtës, janë qytetarët apo grupet e varfra. Aktivizmi si një formë e reagimit qytetar ndaj padrejtësive është një nga përbërësit pak të zhvilluar të demokracisë shqiptare. Aktivizmi qytetar qoftë për çështje me interes publik apo çështje që prekin komunitetin lokal ose individ, përbën një prej aftësive të shoqërisë për të përsosur institucionet dhe funksionimin e sistemit demokratik. Aktivizmi në komunitetin rom dhe egjyptian ka munguar për një kohë të gjatë, ndërsa vitet e fundit fal investimit të Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, shihet zhvillim duke rritur numrin e të rinjve rom, egjyptian dhe të maxhorancës të cilët reagojnë dhe veprojnë për të ndihmuar antarë të komunitetit në përballjen e tyre me institucionet publike apo private të cilat shkelin të drejtat e tyre apo neglizhojnë nevojat e tyre legjitime. Aktivizimi i vetëm nuk mund të zgjidhë probleme strukturore të cilat janë çimentuar prej dekadash, por duhet rritur përfaqësimi i antarëve të komunitetit sidomos në vendimarrjen e qeverisjes vendore. Për rrjedhojë inkurajimi i përfaqësimit të komunitetit rom dhe egjyptian në këshillat bashkiak përbën një prej angazhimeve të Fondacionit.

Regjistrohuni që të merrni njoftime

Regjistrohuni për të marrë njoftime nga Fondacioni

Na kontaktoni

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë
Adresa: Rr. Qemal Stafa, Pallati 120/2, Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 4 22 34 621/ 4 22 34 223/ 4 22 35 856
Fax: +355 4 22 35 855

Na Ndiqni

Ndiqni Fondacionin Shoqëria e Hapur për Shqipërinë në: