Komuniteti Rom

Komuniteti Rom në Shqipëri jeton më së shumti në Shqipërinë e mesme dhe atë të jugut. Popullsia rome përbëhet nga disa nëngrupe dhe në përgjithësi është ruajtur gjuha rome si dhe aspekte të caktuara të kulturës. Vitet e para të tranzicionit u shoqëruan me mbyllje të veprimtarive shtetërore dhe për rrjedhojë rritën në një masë dramatike papunësinë brenda këtij komuniteti. Gjithashtu periudha e tranzicionit ekonomik, institucional dhe shoqëror që pasoi, prodhoi vështirësi të shumta për këtë komunitet, sidomos në fushën e strehimit, punësimit, arsimit dhe shëndetit. Diskriminimi i ndërthurur me përjashtimin dhe t’kurrja e kapitalit social dhe njerëzor prodhoi pengesa strukturore dhe sistematike të cilat përjetohen edhe sot. Segregimi rezidencial, në arsim dhe në punë përbëjnë disa nga pengesat serioze për integrimin e komunitetit. Nga ana tjetër, një pjesë e antareve të komunitetit rom, kanë arritur të arsimohen, të fitojnë profesione apo të kontribuojnë në aktivitetin ekonomik të formalizuar. Me shtimin e numrit të të rinjve të arsimuar duket se po rriten edhe shanset që kapitali social i komunitetit të zhvillohet, gjë që do të ndihmojë në përpjekjen për garantimin e të drejtave të njeriut, delegjitimimin e qëndrimeve diskriminuese si dhe fuqizimin e komunitetit për të ndikuar vendimarrjen publike.
Publikime
Roma Community in Albania 10 min (Teaser)
Aktivitete
“Fshirje”, Ekspozite e artit pamor dhe audio-vizual
Publikime
Studimi Grimca Etnografike
Njoftime
OKB merr në mbrojtje familjet rome të Elbasanit
Publikime
Censusi i Banesave dhe Popullsise Rome
Faqet
Regjistrohuni që të merrni njoftime
Regjistrohuni për të marrë njoftime nga Fondacioni