PortaVendore.al

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, nëpërmjet Lëviz Albania, me mbështjen e Ambasadës Zviceriane në Shqipëri, po zbaton projektin: ‘Platforma multi-funksionale në mbështetje të demokracisë në nivel vendor – Porta Vendore’ nga Prilli 2018 deri në Maj 2019.
Qëllimi i projektit është: Krijimi i një mjedisi mbështetës për demokracinë vendore dhe përfshirjen e qytetarëve në vendimmarrjen vendore, duke përmirësuar informimin e qytetarëve mbi funksionet dhe përgjegjësitë e bashkise, duke forcuar gazetarinë vendore dhe duke advokuar për më shumë transparencë dhe llogaridhënie të njësive të vetëqeverisjes vendore.
PortaVendore.al do të sherbejë si qendër burimore online, duke sjellë për herë të parë për qytetarin shqiptar informacion të kuptueshëm dhe të thjeshtëzuar në lidhje me qeverisjen vendore. Platforma paraqet përgjegjësitë që kanë bashkitë, bazuar në funksionet e tyre dhe shërbimet administrative në nivel vendor, duke krijuar edhe kartela dixhitale për shërbimet kryesore. Për më tepër Platforma sjell të dhëna të hapura mbi mënyrën e qeverisjes nga njësitë e qeverisjes vendore.
Njoftime
Aktivitete
-
15 Maj 2018
-
11 Maj 2018
Regjistrohuni që të merrni njoftime
Regjistrohuni për të marrë njoftime nga Fondacioni