Pjesëmarrje në Qeverisje

Promovimi dhe inkurajimi i demokratizimit të proçeseve vendim-marrëse dhe politikë-bërëse, rritja e transparencës dhe përgjegjshmërisë së institucioneve shtetërore ndaj qytetarëve janë prioritete të rëndësishme të veprimtarisë së Fondacionit. Zgjerimi i hapësirës së pjesëmarrjes së publikut në proçeset shtet-formuese, forcimi i rolit monitorues të organizatave jofitimprurëse ndaj veprimtarisë shtetërore i shoqëruar me përmirësim të inputit të tyre professional, përbëjnë profilin e nismave të mbështetura nga Fondacioni përgjatë këtyre viteve. Fondacioni i ka kushtuar një vëmendje të veçantë rritjes së përdorimit dhe efikasitetit të së drejtës së informimit, si një instrument i fuqishëm për përmirësimin e transparencës në qeverisje dhe uljen e korrupsionit. Kjo është realizuar përmes përmirësimeve të kuadrit ligjor dhe nxitjes së zbatimit efektiv të tij në praktikë
Aktivitete
-
27 Shtator 2019
-
21 Qershor 2019
-
12 Qershor 2018
Regjistrohuni që të merrni njoftime
Regjistrohuni për të marrë njoftime nga Fondacioni