Qeverisja dhe Llogaridhënia

Fondacioni ka ndërrmarë këtë nismë që të nxisë aktivizimin qytetar, në kërkim të llogaridhënies dhe mbikqyrjes publike. Për ta arritur këtë, Fondacioni do të nxisë fushata monitorimi, diskutimi dhe bashkëpunimi me grupet e interesit, përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe institucionet e pavarura. Partneriteti i Fondacionit me grupet e interesit do të sigurojë angazhimin e tyre që në fillim të çdo fushate monitorimi/advokimi në mënyrë që ata të jenë të përfshirë, që do të mundësojë kuptimin më të mirë të informacionit të mbledhur nga monitorimi apo të përdorur nga nisma advokuese, si dhe do të ndihmojë në përdorimin cilësor të informacionit në mbështetje të shqetësimit të tyre. Në vijim të realizimit të punës monitoruese, Fondacioni së bashku me partenerët, do të organizojë forma të ndryshme të diskutimit publik duke u përqëndruar në çështjet shqetësuese dhe diskutimin e alternativave. Duke u bazuar në rezultatet e fazave të monitorimit dhe diskutimit, reagimet mund të variojnë nga fushatat mediatike, ‘diplomacia’ e heshtur e deri tek mobilizimi dhe protestat e qytetarëve.

Njoftime

Përfundon Shkolla e Integrimit Europian 2021

15 Nëntor 2021
Pas dy javësh trajnimi intensiv dhe të suksesshëm të organizuar online përgjatë datave 1-15 Nëntor 2021 u mbyll sot edicioni i gjashtë i Shkollës së Integrimit Europian 2021.

Njoftime

Nis zbatimi i projektit: ‘Energjia e gjelbër si instrument për fuqizimin ekonomik të komuniteteve’

29 Tetor 2021
Tranzicioni nga energjia tradicionale drejt energjisë së pastër është një hap thelbësor p

Njoftime

Përfundon Re-Debate 5.1: Shkolla “Protagonistët” fitues të këtij edicioni

30 Qershor 2021
Përfundoi me sukses edicioni i katërt i Kampionatit Kombëtar të Debatit, Re-Debate 5.1 me shpalljen e shkollës së mesme fituese.

Faqet

Regjistrohuni që të merrni njoftime

Regjistrohuni për të marrë njoftime nga Fondacioni

Na kontaktoni

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë
Adresa: Rr. Qemal Stafa, Pallati 120/2, Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 4 22 34 621/ 4 22 34 223/ 4 22 35 856
Fax: +355 4 22 35 855

Na Ndiqni

Ndiqni Fondacionin Shoqëria e Hapur për Shqipërinë në: