Qeverisja dhe Llogaridhënia

Fondacioni ka ndërrmarë këtë nismë që të nxisë aktivizimin qytetar, në kërkim të llogaridhënies dhe mbikqyrjes publike. Për ta arritur këtë, Fondacioni do të nxisë fushata monitorimi, diskutimi dhe bashkëpunimi me grupet e interesit, përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe institucionet e pavarura. Partneriteti i Fondacionit me grupet e interesit do të sigurojë angazhimin e tyre që në fillim të çdo fushate monitorimi/advokimi në mënyrë që ata të jenë të përfshirë, që do të mundësojë kuptimin më të mirë të informacionit të mbledhur nga monitorimi apo të përdorur nga nisma advokuese, si dhe do të ndihmojë në përdorimin cilësor të informacionit në mbështetje të shqetësimit të tyre. Në vijim të realizimit të punës monitoruese, Fondacioni së bashku me partenerët, do të organizojë forma të ndryshme të diskutimit publik duke u përqëndruar në çështjet shqetësuese dhe diskutimin e alternativave. Duke u bazuar në rezultatet e fazave të monitorimit dhe diskutimit, reagimet mund të variojnë nga fushatat mediatike, ‘diplomacia’ e heshtur e deri tek mobilizimi dhe protestat e qytetarëve.

Aktivitete

Prezantimi i Projektit Re-Debate 5.0 – Kampionati Kombëtar i Debatit

19 Shkurt 2020
Sot më 19 Shkurt 2020, organizata LIBURNETIK në bashkëpunim me Këshillin Rinor Kombëtar dhe me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA) dhe Ministrisë së

Aktivitete

Organizohet Debati universitar për integrimin në UMSH “Migrimi dhe Integrimi Europian” në UMSH në 17 Dhjetor

17 Dhjetor 2019
Debati Universitar për Integrimin u zhvillua në datë 17 Dhjetor 2019, në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë, duke çelur kështu serinë e

Aktivitete

Mbahet tryeza ‘Integrimi ekonomik dhe tregtar midis Shqipërisë dhe Kosovës: Një platformë e përbashkët zhvillimi’

21 Nëntor 2019
Qendra Shqiptare për Konkurrueshmërinë dhe Tregtinë Ndërkombëtare (ACIT), me mbështetjen e Fondacionit për Shoqërinë e Hapur në Shqipëri (OSFA), ka ndërmarrë një studim për të an

Aktivitete

Mbahet tryeza ‘Integrimi ekonomik dhe tregtar i Shqipërisë dhe Kosovës’

07 Nëntor 2019
Qendra Shqiptare për Konkurrueshmërinë dhe Tregtinë Ndërkombëtare (ACIT), me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA), organizoi në 7 Nëntor 2019 tryezën

Aktivitete

Mbahet tryeza: “INTEGRIMI N’SHQIP” në Tiranë

30 Tetor 2019
Qendra Shqiptare për Konkurrueshmërinë dhe Tregtinë Ndërkombëtare (ACIT) dhe Instituti për Politikë Evropiane i Kosovës (EPIK), me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për

Faqet

Regjistrohuni që të merrni njoftime

Regjistrohuni për të marrë njoftime nga Fondacioni

Na kontaktoni

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë
Adresa: Rr. Qemal Stafa, Pallati 120/2, Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 4 22 34 621/ 4 22 34 223/ 4 22 35 856
Fax: +355 4 22 35 855

Na Ndiqni

Ndiqni Fondacionin Shoqëria e Hapur për Shqipërinë në: