Qeverisja dhe Llogaridhënia

Fondacioni ka ndërrmarë këtë nismë që të nxisë aktivizimin qytetar, në kërkim të llogaridhënies dhe mbikqyrjes publike. Për ta arritur këtë, Fondacioni do të nxisë fushata monitorimi, diskutimi dhe bashkëpunimi me grupet e interesit, përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe institucionet e pavarura. Partneriteti i Fondacionit me grupet e interesit do të sigurojë angazhimin e tyre që në fillim të çdo fushate monitorimi/advokimi në mënyrë që ata të jenë të përfshirë, që do të mundësojë kuptimin më të mirë të informacionit të mbledhur nga monitorimi apo të përdorur nga nisma advokuese, si dhe do të ndihmojë në përdorimin cilësor të informacionit në mbështetje të shqetësimit të tyre. Në vijim të realizimit të punës monitoruese, Fondacioni së bashku me partenerët, do të organizojë forma të ndryshme të diskutimit publik duke u përqëndruar në çështjet shqetësuese dhe diskutimin e alternativave. Duke u bazuar në rezultatet e fazave të monitorimit dhe diskutimit, reagimet mund të variojnë nga fushatat mediatike, ‘diplomacia’ e heshtur e deri tek mobilizimi dhe protestat e qytetarëve.
Aktivitete
EU Policy Hub monitoron ‘integrimin’ në shtypin shqiptar
Aktivitete
Prezantohen kërkimet e alumnëve të Akademisë të Studimeve Politike mbi politikat në nivel vendor
Aktivitete
Prezantohet monitorimi i zbatimit të ligjit të Efiçencës së Energjisë përgjatë vitit 2016
Aktivitete
Projekti ‘Mbështetja e Shkollës Verore mbi Integrimin Europian 2016’
Aktivitete
Mbështetje për kërkimet e alumnëve të Shkollës Politike mbi politikat në nivel vendor
Faqet
Regjistrohuni që të merrni njoftime
Regjistrohuni për të marrë njoftime nga Fondacioni