Qeverisja dhe Llogaridhënia

Fondacioni ka ndërrmarë këtë nismë që të nxisë aktivizimin qytetar, në kërkim të llogaridhënies dhe mbikqyrjes publike. Për ta arritur këtë, Fondacioni do të nxisë fushata monitorimi, diskutimi dhe bashkëpunimi me grupet e interesit, përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe institucionet e pavarura. Partneriteti i Fondacionit me grupet e interesit do të sigurojë angazhimin e tyre që në fillim të çdo fushate monitorimi/advokimi në mënyrë që ata të jenë të përfshirë, që do të mundësojë kuptimin më të mirë të informacionit të mbledhur nga monitorimi apo të përdorur nga nisma advokuese, si dhe do të ndihmojë në përdorimin cilësor të informacionit në mbështetje të shqetësimit të tyre. Në vijim të realizimit të punës monitoruese, Fondacioni së bashku me partenerët, do të organizojë forma të ndryshme të diskutimit publik duke u përqëndruar në çështjet shqetësuese dhe diskutimin e alternativave. Duke u bazuar në rezultatet e fazave të monitorimit dhe diskutimit, reagimet mund të variojnë nga fushatat mediatike, ‘diplomacia’ e heshtur e deri tek mobilizimi dhe protestat e qytetarëve.

Aktivitete

Tryezë e Rrumbullakët “Aksesueshmëria e Personave me Aftësi të Kufizuar në Tiranë”

02 Mars 2014
Shoqata Megaphone, në zbatim të kalendarit të aktiviteteve të projektit “Harta e Aksesit të Tiranës”, mbështetur nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë - Soros, më datë 20.01.2014 zhvilloi

Aktivitete

Tryezë e rrumbullakët për diskutime mbi projektligjin “Për njoftimin dhe konsultimin publik”

20 Dhjetor 2013
Më datë, 18.12.2013 Ministria për Inovacionin dhe Administratën Publike, mbështetur nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, organizoi një tryezë për të mbledhur komente e sugjerime mbi proj

Aktivitete

Ftese per pjesemarrje: Raport monitorimi i 12 prioriteteve te KE-së për Shqipërinë

19 Dhjetor 2013
Soros organizon konferencën për shtyp për prezantimin e raportit të monitorimit për zbatimin e planit të veprimit për 12 prioritetet e Komisionit Europian.

Aktivitete

Diskutimi i projektligjit të ri “Për të drejtën e informimit”

29 Mars 2013
Në datën 28 mars 2013, Ministria e Drejtësisë organizoi një tryezë të rrumbullakët me përfaqësues të ministrive të linjës dhe partnerë ndërkombëtarë për të diskutuar projektligjin e ri të hartuar “

Aktivitete

Ftesë për pjesëmarrje: Raport monitorimi i 12 prioriteteve të KE-së për Shqipërinë

29 Shtator 2010
Data: 29 shtator 2010 Ora: 10.00 Vendi: Hotel Sheraton, salla “Break Out 5”

Faqet

Regjistrohuni që të merrni njoftime

Regjistrohuni për të marrë njoftime nga Fondacioni

Na kontaktoni

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë
Adresa: Rr. Qemal Stafa, Pallati 120/2, Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 4 22 34 621/ 4 22 34 223/ 4 22 35 856
Fax: +355 4 22 35 855

Na Ndiqni

Ndiqni Fondacionin Shoqëria e Hapur për Shqipërinë në: