Qeverisja dhe Llogaridhënia

Fondacioni ka ndërrmarë këtë nismë që të nxisë aktivizimin qytetar, në kërkim të llogaridhënies dhe mbikqyrjes publike. Për ta arritur këtë, Fondacioni do të nxisë fushata monitorimi, diskutimi dhe bashkëpunimi me grupet e interesit, përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe institucionet e pavarura. Partneriteti i Fondacionit me grupet e interesit do të sigurojë angazhimin e tyre që në fillim të çdo fushate monitorimi/advokimi në mënyrë që ata të jenë të përfshirë, që do të mundësojë kuptimin më të mirë të informacionit të mbledhur nga monitorimi apo të përdorur nga nisma advokuese, si dhe do të ndihmojë në përdorimin cilësor të informacionit në mbështetje të shqetësimit të tyre. Në vijim të realizimit të punës monitoruese, Fondacioni së bashku me partenerët, do të organizojë forma të ndryshme të diskutimit publik duke u përqëndruar në çështjet shqetësuese dhe diskutimin e alternativave. Duke u bazuar në rezultatet e fazave të monitorimit dhe diskutimit, reagimet mund të variojnë nga fushatat mediatike, ‘diplomacia’ e heshtur e deri tek mobilizimi dhe protestat e qytetarëve.

Publikime

Marrëdhëniet Shqipëri dhe Greqi – Çfarë mendojnë qytetarët?

15 Qershor 2021
Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë mbeten një enigmë e ndërlikuar. Të dy vendet fqinje kanë lidhje të gjera historike, ekonomike dhe sociale.

Publikime

Është BE-ja, jo zgjerimi i Ballkanit Perëndimor...

03 Shkurt 2021
Opinioni publik i francezëve mbi anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE

Publikime

Qendra Europiane: Ndihma juridike e garantuar nga shteti (video)

06 Shkurt 2020
Edhe pse ligji për Ndihmën Juridike të Garantuar nga Shteti është miratuar që prej 1 qershorit 2018, ky shërbim ende nuk ofrohet nga të gjitha institucionet shtetërore.

Publikime

Prezantohet analiza e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë dhe Kosovës

30 Tetor 2019
Shqipëria dhe Kosova e konsiderojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian si objektiv strategjik të shoqërive të tyre.

Faqet

Regjistrohuni që të merrni njoftime

Regjistrohuni për të marrë njoftime nga Fondacioni

Na kontaktoni

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë
Adresa: Rr. Qemal Stafa, Pallati 120/2, Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 4 22 34 621/ 4 22 34 223/ 4 22 35 856
Fax: +355 4 22 35 855

Na Ndiqni

Ndiqni Fondacionin Shoqëria e Hapur për Shqipërinë në: