Qeverisja dhe Llogaridhënia

Fondacioni ka ndërrmarë këtë nismë që të nxisë aktivizimin qytetar, në kërkim të llogaridhënies dhe mbikqyrjes publike. Për ta arritur këtë, Fondacioni do të nxisë fushata monitorimi, diskutimi dhe bashkëpunimi me grupet e interesit, përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe institucionet e pavarura. Partneriteti i Fondacionit me grupet e interesit do të sigurojë angazhimin e tyre që në fillim të çdo fushate monitorimi/advokimi në mënyrë që ata të jenë të përfshirë, që do të mundësojë kuptimin më të mirë të informacionit të mbledhur nga monitorimi apo të përdorur nga nisma advokuese, si dhe do të ndihmojë në përdorimin cilësor të informacionit në mbështetje të shqetësimit të tyre. Në vijim të realizimit të punës monitoruese, Fondacioni së bashku me partenerët, do të organizojë forma të ndryshme të diskutimit publik duke u përqëndruar në çështjet shqetësuese dhe diskutimin e alternativave. Duke u bazuar në rezultatet e fazave të monitorimit dhe diskutimit, reagimet mund të variojnë nga fushatat mediatike, ‘diplomacia’ e heshtur e deri tek mobilizimi dhe protestat e qytetarëve.

Publikime

Spote për Mbrojtjen e Konsumatorëve

20 Tetor 2016
Fondacioni realizoi 5 spote përgjatë vitit 2015 si produkt i projektit “Nxitja e aktivizimit të komunitetit në drejtim të mbrojtjes së konsumatorit”.

Publikime

Manuali ‘Manaxhimi Financiar i OJF-ve dhe Kuadri Rregullator, botimi i dytë’ 2016

09 Shtator 2016
Partnerët Shqipëri me mbështetjen e Fondacionit gjatë periudhës Janar – Qershor 2016 përgatitën Manualin ‘Manaxhimi Financiar

Publikime

Spot: E drejta për t’u njohur me informacionin publik

27 Prill 2016
Ligji i ri “Për të drejtën e informimit” garanton çdo qytetar për t’u njohur me informacionin me karakter publik. Ushtroni të drejtën tuaj për informim. Kushtetuta dhe Ligji nr. 119/2014 jua garantojnë këtë të drejtë.

Publikime

Fletëpalosja “Si të bëni një kërkesë për informim”

26 Prill 2016
Fletëpalosja trajton në mënyrë të thjeshtë dhe skematike procedurën që duhet ndjekur për marrjen e një informacioni me karakter publik.

Faqet

Regjistrohuni që të merrni njoftime

Regjistrohuni për të marrë njoftime nga Fondacioni

Na kontaktoni

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë
Adresa: Rr. Qemal Stafa, Pallati 120/2, Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 4 22 34 621/ 4 22 34 223/ 4 22 35 856
Fax: +355 4 22 35 855

Na Ndiqni

Ndiqni Fondacionin Shoqëria e Hapur për Shqipërinë në: