Qeverisja dhe Llogaridhënia

Fondacioni ka ndërrmarë këtë nismë që të nxisë aktivizimin qytetar, në kërkim të llogaridhënies dhe mbikqyrjes publike. Për ta arritur këtë, Fondacioni do të nxisë fushata monitorimi, diskutimi dhe bashkëpunimi me grupet e interesit, përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe institucionet e pavarura. Partneriteti i Fondacionit me grupet e interesit do të sigurojë angazhimin e tyre që në fillim të çdo fushate monitorimi/advokimi në mënyrë që ata të jenë të përfshirë, që do të mundësojë kuptimin më të mirë të informacionit të mbledhur nga monitorimi apo të përdorur nga nisma advokuese, si dhe do të ndihmojë në përdorimin cilësor të informacionit në mbështetje të shqetësimit të tyre. Në vijim të realizimit të punës monitoruese, Fondacioni së bashku me partenerët, do të organizojë forma të ndryshme të diskutimit publik duke u përqëndruar në çështjet shqetësuese dhe diskutimin e alternativave. Duke u bazuar në rezultatet e fazave të monitorimit dhe diskutimit, reagimet mund të variojnë nga fushatat mediatike, ‘diplomacia’ e heshtur e deri tek mobilizimi dhe protestat e qytetarëve.

Publikime

Fondacioni publikon Raportin e Ligjërimit Politik

17 Dhjetor 2012
Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë publikon Raportin e Ligjërimit Politik në të cilin për her

Publikime

Hulumtimi Social Europian për herë të parë në Shqipëri

04 Dhjetor 2012
Sot Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (Soros) lançoi realizimin e Hulumtimit Social Europian për herë të parë në Shqipëri gjatë dhjetorit 2012.

Publikime

Fondacioni prezanton Raportin Qytetar te Monitorimit te Planit te Veprimit per Adresimin e 12 Prioriteteve te Komisionit Evropian – 2012

07 Tetor 2012
Gjatë 12 muajve të fundit, si përpjekjet dhe arritjet për plotësimin e 12 Prioriteteve të Komisionit Evropian për Shqipërinë janë mbi dyfishuar në raport me një vit më parë.

Publikime

Perceptimet e qytetarëve mbi zgjedhjen e Presidentit

10 Qershor 2012
77% e qytetarëve dëshirojnë President jopartiak, 60% dëshirojnë të zgjidhet me marrëveshje mes qeverisë dhe opozitës

Publikime

Fondacioni diskuton projektbuxhetin 2012 dhe rolin e Kuvendit në procesin e shqyrtimit dhe miratimit të tij me studentët e Fakultetit të Ekonomikut, Universiteti i Tiranës

02 Prill 2012
Në kuadër të veprimtarisë disavjeçare të monitorimit të pavarur të financave publike, më 3 prill 2012, Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë prezantoi raportet “Projektbuxheti 2012” dhe “Roli

Faqet

Regjistrohuni që të merrni njoftime

Regjistrohuni për të marrë njoftime nga Fondacioni

Na kontaktoni

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë
Adresa: Rr. Qemal Stafa, Pallati 120/2, Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 4 22 34 621/ 4 22 34 223/ 4 22 35 856
Fax: +355 4 22 35 855

Na Ndiqni

Ndiqni Fondacionin Shoqëria e Hapur për Shqipërinë në: