Qeverisja dhe Llogaridhënia

Fondacioni ka ndërrmarë këtë nismë që të nxisë aktivizimin qytetar, në kërkim të llogaridhënies dhe mbikqyrjes publike. Për ta arritur këtë, Fondacioni do të nxisë fushata monitorimi, diskutimi dhe bashkëpunimi me grupet e interesit, përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe institucionet e pavarura. Partneriteti i Fondacionit me grupet e interesit do të sigurojë angazhimin e tyre që në fillim të çdo fushate monitorimi/advokimi në mënyrë që ata të jenë të përfshirë, që do të mundësojë kuptimin më të mirë të informacionit të mbledhur nga monitorimi apo të përdorur nga nisma advokuese, si dhe do të ndihmojë në përdorimin cilësor të informacionit në mbështetje të shqetësimit të tyre. Në vijim të realizimit të punës monitoruese, Fondacioni së bashku me partenerët, do të organizojë forma të ndryshme të diskutimit publik duke u përqëndruar në çështjet shqetësuese dhe diskutimin e alternativave. Duke u bazuar në rezultatet e fazave të monitorimit dhe diskutimit, reagimet mund të variojnë nga fushatat mediatike, ‘diplomacia’ e heshtur e deri tek mobilizimi dhe protestat e qytetarëve.
Njoftime
SCiDEV lançon Edicionin e Katërt të Laboratorit të Debatit Universitar – Nga Fjala tek Veprimi
Njoftime
Merr udhë Shkolla e Integrimit Europian 2022
Njoftime
Përmbyllet Edicioni i Tretë i Debatit Universitar 2021-2022
Aktivitete
Programi Rajonal i Lëvizshmërisë për Lidershipin Rinor – Aktiviteti përmbyllës në Beograd
Aktivitete
Lançohet Programi Rajonal i Lëvizshmërisë për Lidershipin Rinor: Të rinjtë serbë dhe shqiptarë bashkëveprojnë për të ndikuar politikat kombëtare dhe rajonale
Faqet
Regjistrohuni që të merrni njoftime
Regjistrohuni për të marrë njoftime nga Fondacioni