Reforma Zgjedhore

Deri në qershor të vitit 2013, Shqipëria ishte i vetmi vend në rajon me një perspektivë drejt integrimit në Bashkimin Europian, që nuk kishte realizuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Pavarësisht arritjeve, proçesi zgjedhor i vitit 2013 nuk arriti të përmbushte të gjitha standardet e duhura, të cilat vazhdojnë të mbeten një çështje serioze që duhet të adresohen në mënyrë sistematike. Fondacioni do të punojë në këtë drejtim me disa partnerë, Koalicionin e Vëzhguesve Vendorë, Komitetin Shqiptar të Helsnikit, Institutin Shqiptar të Shkencave dhe Institutin Shqiptar për Sistemin e Zhvillimit të Zgjedhjeve për të realizuar Dhomën e Situatës Zgjedhore. Për herë të parë, Dhoma e Situatës Zgjedhore do të fuqizojë një bashkëpunim të organizatave shqiptare më aktive, në monitorimin e zgjedhjeve, që plotësojnë disa kritere (p.sh. janë jo-politike, jo-partizane dhe teknikisht të afta). Shumë shpesh grupe të ndryshme të shoqërisë civile kanë ndërmarrë ndërhyrje të fragmentuara që kanë prodhuar rezultate të kufizuara në këtë drejtim. Sipas kësaj qasjeje të re, organizatat pjesëmarrëse do të punojnë në një mënyrë të bashkërenduar për të ofruar një alternativë në proçesin e monitorimit të zgjedhjeve. Ky model do t’i lejojë këto organizata të përfitojnë nga sinergjia, duke vazhduar përpjekjet e tyre individuale. Ky model do t’u mundësojë atyre të sigurojnë analiza serioze në kohë reale - duke përdorur integralisht IT/software/median e re - dhe t’u përgjigjen sa më shpejt ngjarjeve të ndryshme.

Filtro Rezultatin

Aktivitete

Konferenca e tretë e Dhomës Zgjedhore

07 Korrik 2015
Ditën e martë, datë 7 Korrik, u zhvillua konferenca e tretë e Dhomës Zgjedhore.

Njoftime

Deklaratë e përbashkët e anëtarëve të Dhomës Zgjedhore në lidhje me administrimin e procesit zgjedhor

21 Qershor 2015
Dhoma Zgjedhore përmes anëtarëve të saj si KZLN dhe ISP ka monitoruar procesin zgjedhor dhe tani do të vazhdojë të monitoroj procesin e numërimit të votave.

Njoftime

Deklaratë e përbashkët e anëtarëve të Dhomës Zgjedhore

21 Qershor 2015
Anëtarët e Dhomës Zgjedhore duan ta fillojnë këtë deklaratë duke vlerësuar punën që po bëhet për ecurinë e procesit të votimit.

Publikime

Prezantim i Dhomës Zgjedhore 2015

19 Qershor 2015
Dhoma Zgjedhore është një platformë koordinimi për aktorët e shoqërisë civile vendase, të cilët punojnë për inkurajimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Shqipëri

Aktivitete

Konferenca e dytë e Dhomës Zgjedhore

18 Qershor 2015
Ditën e enjte, datë 18 Qershor, u zhvillua konferenca e dytë e Dhomës Zgjedhore.

Faqet

Regjistrohuni që të merrni njoftime

Regjistrohuni për të marrë njoftime nga Fondacioni

Na kontaktoni

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë
Adresa: Rr. Qemal Stafa, Pallati 120/2, Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 4 22 34 621/ 4 22 34 223/ 4 22 35 856
Fax: +355 4 22 35 855

Na Ndiqni

Ndiqni Fondacionin Shoqëria e Hapur për Shqipërinë në: