Kujdesi Paliativ

Nevoja për ofrimin e shërbimit të kujdesit paliativ në gjithë vendin është bërë domosdoshmëri, duke u bazuar në të dhënat në ngritje lidhur me sëmundjet vdekjeprurëse. Fondacioni është një nga donatorët kryesorë që ka mbështetur në vazhdimësi zhvillimin dhe forcimin e disiplinës së kujdesit paliativ në Shqipëri. Përhapja e KP dhe intergrimi i kësaj përkujdesje në sistemin shëndetësor publik janë synimet kryesore të Fondacionit, të cilat po realizohen në bashkëpunim të ngushtë me aktorët kryesorë të kujdesit paliativ në vend si dhe me institucionet politik-bërëse e zbatuese të kujdesit shëndetësor. Përmirësimi i kuadrit ligjor, rritja e gjëndjes së medikamenteve të lidhura me disiplinën, hapja dhe bërja funksionale e njësive në spitalet rajonale si dhe konsolidimi i standarteve të përkujdesjes, përbëjnë qasjet kryesore të cilat gjejnë reflektim në strategjinë 2014-2017 të Fondacionit.
Njoftime
Publikime
Aktivitete
-
25 Shkurt 2016
-
01 Shtator 2015
-
03 Korrik 2014
Regjistrohuni që të merrni njoftime
Regjistrohuni për të marrë njoftime nga Fondacioni