Shëndeti Mendor

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë është nga donatorët e paktë në vend të cilët mbështesin reformën e de-institucionalizimit të personave që vuajnë nga probleme të shëndetit mendor. Stigma sociale, neglizhenca dhe abuzimi vazhdojnë të karakterizojnë qëndrimet e shoqërisë shqiptare ndaj kësaj kategorie. Mbështetur në këtë realitet, mbrojtja e dinjitetit të përdoruesve dhe familjarëve të tyre përbën një çështje thelbësore në punën e Fondacionit. Për të realizuar këtë synim, Fondacioni bashkëpunon ngushtë me organizatat pioniere të fushës së SHM në vend dhe me institucionet kryesore politik-bërëse e zbatuese të kujdesit shëndetësor. Formimi i grupeve të vetë-mbështetjes dhe advokimit të përdoruesve dhe familjarëve si dhe ndërtimi i modeleve të sukseshme të bashkëpunimit komunitet-profesionistë-aktorë kryesorë të shëndetit mendor, përbëjnë qasjet kryesore të cilat gjejnë reflektim në strategjinë 2014-2017 të Fondacionit.

Regjistrohuni që të merrni njoftime

Regjistrohuni për të marrë njoftime nga Fondacioni

Na kontaktoni

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë
Adresa: Rr. Qemal Stafa, Pallati 120/2, Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 4 22 34 621/ 4 22 34 223/ 4 22 35 856
Fax: +355 4 22 35 855

Na Ndiqni

Ndiqni Fondacionin Shoqëria e Hapur për Shqipërinë në: