Shëndeti Publik

Programi i Shëndetit Publik i Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë u aktivizua sërish dhe gjeti reflektim në strategjinë e Fondacionit në vitin 2010 pas rreth 10 vitesh ndërprerje. Me një qasje të bazuar në të drejtat e njeriut, programi ka mbështetur dhe bashkëpunuar me organizata të shoqërisë civile për të influencuar dhe çuar përpara çështje të lidhura me shëndetin e grupeve vulnerabël në vend. Personat që vuajnë nga sëmundje kërcënuese për jetën si dhe ata që janë të cënuar nga probleme të shëndetit mendor, konsiderohen dy nga grupet e popullsisë që hasin më së shumti shkeljet ë të drejtave të tyre. Duke u nisur nga ky realitet, fokusi kryesor i ndërhyrjeve të programit në 4 vitet e fundit, ka qenë kryesisht i lidhur me mbështetjen e fushave të Kujdesit Paliativ dhe Shëndetit Mendor në vend. Ky fokus gjen reflektim sërish në zbatimin e strategjisë së Fondacionit për katër vitet e ardhshme (2014-2017).
Publikime
Spot ndergjegjesues ne kuader te fushates per Kujdesin Paliativ 2011
Aktivitete
Zhvillohet kongresi i parë mesdhetar i sëmundjes së kancerit në Tiranë
Publikime
Metodat e Përmirësimit të Shërbimeve dhe Planifikimi Strategjik
Faqet
Regjistrohuni që të merrni njoftime
Regjistrohuni për të marrë njoftime nga Fondacioni