Kundër Diskriminimit

Me gjithë progresin e arritur, në promovimin e barazisë dhe diversitetit të qytetarëve, përmes përmirësimeve të kuadrit ligjor, zbatimi i tij në praktikë dhe parandalimi i praktikave diskriminuese mbetet ende një prioritet madhor për shoqërinë shqiptare e për Fondacionin në veçanti. Inkurajimi i kulturës së tolerancës, pranimit të diversitetit dhe barazisë ndërmjet të gjithë qytetarëve është një tjetër drejtim i punës së Fondacionit. Qasja që Fondacioni ka shfrytëzuar në këtë fushë është orientuar më së shumti në rritjen e ndërgjegjësimit, përmirësimin e kapaciteteve profesionale dhe fuqizimin e mekanizmave mbrojtës për parandalimin dhe luftimin me efikasitet të fenomeneve dhe sjelljeve diskriminuese. Bashkëpunimi me Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe organizatat jofitimprurëse ka synuar të nxisë zhvillimin e dialogut social dhe ndryshimin e mentaliteteve shoqërore për promovimin e barazisë ndërmjet qytetarëve.

Regjistrohuni që të merrni njoftime

Regjistrohuni për të marrë njoftime nga Fondacioni

Na kontaktoni

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë
Adresa: Rr. Qemal Stafa, Pallati 120/2, Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 4 22 34 621/ 4 22 34 223/ 4 22 35 856
Fax: +355 4 22 35 855

Na Ndiqni

Ndiqni Fondacionin Shoqëria e Hapur për Shqipërinë në: