Mobilizim Qytetar
Sfidimi i kulturës së pandëshkueshmërisë është një ndërmarrje e vështirë, por e domosdomoshme, pasi korrupsioni, abuzimi me pushtetin/detyrën apo edhe neglizhenca e zyrtarëve apo të zgjedhurve, bëhen pengesë serioze për: zhvillimin ekonomik të vendit, respektimin e të drejtave të njeriut, ofrimin e më shumë sherbimeve e rritjen e cilësisë së tyre dhe për shanse më të pakta punësimi në bazë merite. Pandëshkueshmëria dhe korrupsioni në shoqëri nuk mund të luftohen me fushata, por duke nxjerrë në pah dhe ekspozuar raste konkrete. Mekanizmat dhe institucionet shtetërore që kanë si mision të tyre hetimin dhe ndëshkimin e rasteve korruptive apo abuzive nuk janë efiçente dhe në përgjithësi, varen nga vullneti politik i qeverive për të përmbushur misionin që u ka ngarkuar ligjvënësi. Prandaj është e nevojshme që edhe qytetarët të bëhen pjesë aktive e denoncimit të rasteve korruptive dhe abuzive për të vënë në provë dhe për të përmirësuar sistemin e drejtësisë, duke kontribuar në çrrënjosjen e kulturës së pandëshkueshmërisë. Përfshirja e qytetarëve në identifikimin dhe më pas ekspozimin e këtyre rasteve duke pasur edhe ekspertizën e duhur të gazetarëve investigativë dhe avokatëve të të drejtave të njeriut, është një aspekt i rëndësishëm në mozaikun e konceptit të pandëshkueshmërisë në strategjinë e OSFA 2014-2017.
Njoftime
Aktivitete
Regjistrohuni që të merrni njoftime
Regjistrohuni për të marrë njoftime nga Fondacioni