Pandëshkueshmëria

Në kuadër të Strategjisë 2014-2017, Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë ka ndërmarrë Nismën "Sfidimi i Kulturës së Pandëshkueshmërisë". Ekzistojnë shumë shkaqe që lidhen me kulturën shqiptare të pandëshkueshmërisë. Disa lidhen me korrupsionin në gjyqësor dhe polici, kuadrin ligjor të mangët dhe të papërditësuar, teknikat e papërshtatshme për të hetuar shkeljet, krimin e organizuar dhe pamjaftueshmërinë e kërkesës së llogarisë nga ana e opinionit publik për zbatimin e shtetit të së drejtës. Fondacioni do të punojë intensivisht me avokatë, gazetarë dhe komunitetin, në mënyrë që ata kolektivisht t’i kundërvihen shkeljeve dhe rasteve të abuzimeve me detyrën. Kjo do të realizohet përmes zbatimit të katër mekanizmave të lidhur ngushtësisht me njëri-tjetrin, të tillë si: Avokatia në interesin publik, gazetaria investigative/hulumtuese, mobilizimi qytetar, si dhe prodhimi i të dhënave dhe analizave mbi krimin e organizuar.Fondacioni beson se kjo nismë do të inkurajojë shoqërinë për të mbajtur një qëndrim kundërshtues ndaj kulturës së pandëshkueshmëris, duke dëshmuar njëkohësisht se shkeljet e ligjit mund, dhe do të ekspozohen e më pas ndëshkohen.
Publikime
Studimi "Vlerësimi i Riskut të Krimit të Organizuar në Shqipëri"
Aktivitete
Prezantimi i Studimit "Vlerësimi i Riskut të Krimit të Organizuar në Shqipëri"
Njoftime
Aplikime per Fellowship 2-vjecar per avokate dhe advokues te te Drejtave te Njeriut
Njoftime
Thirrje për koordinator part-time
Njoftime
Thirrje për projekte Sfidimi i Kulturës së Pandëshkueshmërisë
Faqet
Regjistrohuni që të merrni njoftime
Regjistrohuni për të marrë njoftime nga Fondacioni