Pandëshkueshmëria

Në kuadër të Strategjisë 2014-2017, Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë ka ndërmarrë Nismën "Sfidimi i Kulturës së Pandëshkueshmërisë". Ekzistojnë shumë shkaqe që lidhen me kulturën shqiptare të pandëshkueshmërisë. Disa lidhen me korrupsionin në gjyqësor dhe polici, kuadrin ligjor të mangët dhe të papërditësuar, teknikat e papërshtatshme për të hetuar shkeljet, krimin e organizuar dhe pamjaftueshmërinë e kërkesës së llogarisë nga ana e opinionit publik për zbatimin e shtetit të së drejtës. Fondacioni do të punojë intensivisht me avokatë, gazetarë dhe komunitetin, në mënyrë që ata kolektivisht t’i kundërvihen shkeljeve dhe rasteve të abuzimeve me detyrën. Kjo do të realizohet përmes zbatimit të katër mekanizmave të lidhur ngushtësisht me njëri-tjetrin, të tillë si: Avokatia në interesin publik, gazetaria investigative/hulumtuese, mobilizimi qytetar, si dhe prodhimi i të dhënave dhe analizave mbi krimin e organizuar.Fondacioni beson se kjo nismë do të inkurajojë shoqërinë për të mbajtur një qëndrim kundërshtues ndaj kulturës së pandëshkueshmëris, duke dëshmuar njëkohësisht se shkeljet e ligjit mund, dhe do të ekspozohen e më pas ndëshkohen.
Aktivitete
Workshopi “Roli i Qytetarëve dhe Shoqërisë Civile kundër Pandëshkueshmërisë”
Njoftime
Fondi i Avokatise ne Interesin Publik OSFA 2014 Thirrje per Avokat/Grup Avokatesh
Njoftime
Njoftim për Punësim: Koordinator Part Time
Publikime
Deklaratë për shtyp e shoqatës së familjarëve të viktimave të Gërdecit
Publikime
Komunikojmë nr 9 - buletin tremujor mbi projektet e sistemit të drejtësisë në Shqipëri
Faqet
Regjistrohuni që të merrni njoftime
Regjistrohuni për të marrë njoftime nga Fondacioni