Pandëshkueshmëria

Në kuadër të Strategjisë 2014-2017, Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë ka ndërmarrë Nismën "Sfidimi i Kulturës së Pandëshkueshmërisë". Ekzistojnë shumë shkaqe që lidhen me kulturën shqiptare të pandëshkueshmërisë. Disa lidhen me korrupsionin në gjyqësor dhe polici, kuadrin ligjor të mangët dhe të papërditësuar, teknikat e papërshtatshme për të hetuar shkeljet, krimin e organizuar dhe pamjaftueshmërinë e kërkesës së llogarisë nga ana e opinionit publik për zbatimin e shtetit të së drejtës. Fondacioni do të punojë intensivisht me avokatë, gazetarë dhe komunitetin, në mënyrë që ata kolektivisht t’i kundërvihen shkeljeve dhe rasteve të abuzimeve me detyrën. Kjo do të realizohet përmes zbatimit të katër mekanizmave të lidhur ngushtësisht me njëri-tjetrin, të tillë si: Avokatia në interesin publik, gazetaria investigative/hulumtuese, mobilizimi qytetar, si dhe prodhimi i të dhënave dhe analizave mbi krimin e organizuar.Fondacioni beson se kjo nismë do të inkurajojë shoqërinë për të mbajtur një qëndrim kundërshtues ndaj kulturës së pandëshkueshmëris, duke dëshmuar njëkohësisht se shkeljet e ligjit mund, dhe do të ekspozohen e më pas ndëshkohen.

Filtro Rezultatin

Njoftime

Prezantohen gjetjet e Studimit “Pandëshkueshmëria - Opinioni publik mbi kuptimin, arsyet dhe rolin e institucioneve", realizuar nga IDRA në bashkëpunim me OSFA

25 Janar 2017
Ky studim bazohet në një Anketë Kombëtare me 1200 persona me moshë 16 vjeç e lart

Njoftime

Ceremonia e çeljes së “Klinikës së Ligjit"

21 Dhjetor 2016
KU Luarasi dhe Fondacioni kanë inauguruar sot Klinikën Ligjore Luarasi.

Njoftime

Grante Individuale per Gazetare Investigative

13 Nëntor 2015
Afati 20 Nëntor

Faqet

Regjistrohuni që të merrni njoftime

Regjistrohuni për të marrë njoftime nga Fondacioni

Na kontaktoni

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë
Adresa: Rr. Qemal Stafa, Pallati 120/2, Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 4 22 34 621/ 4 22 34 223/ 4 22 35 856
Fax: +355 4 22 35 855

Na Ndiqni

Ndiqni Fondacionin Shoqëria e Hapur për Shqipërinë në: