Reforma në Drejtësi

Në 2014, Shqipëria nisi hartimin e reformës në drejtësi, një përpjekje ambicioze me objektiv transformimin rrënjësor të një sistemi të gangrenizuar nga korrupsioni, ndërhyrjet politike, mungesa e profesionalizmit dhe integritetit. Për më shumë se 3 vite (2014-2016), Fondacioni ka qenë një ndër partnerët kryesorë së bashku me komunitetin ndërkombëtar që kanë mbështetur procesin e hartimit dhe miratimit të reformës në drejtësi me qëllim nxitjen e një procesi të hapur dhe gjithpërfshirës, duke qenë një ndër reformat më rëndësishme e më radikalet që vendi ynë ka kaluar që pas miratimit të Kushtetutës së vitit 1999.
Me hyrjen e reformës në drejtësi në një fazë të re dhe më të rëndësishmen, atë të zbatimit të saj në praktikë dhe prodhimit të efekteve reale, Fondacioni do të kontribuojë në mbështetjen e zbatimit të saj, në forcimin e llogaridhënies nga aktorët vendas, si dhe në mbikëqyrjen e zbatimit të drejtë dhe efektiv të komponentëve kryesorë të kësaj reforme. Ky qëllim synohet të realizohet përmes forcimit të rolit të aktorëve vendas, shoqërisë civile shqiptare, opinionit publik dhe qytetarëve në përgjithësi përmes monitorimit të elementëve kryesorë të kësaj reforme, hartimit të analizave konkrete për rritjen e transparencës dhe qartësisë së këtyre proceseve komplekse ndaj opinionit publik.
Njoftime
Publikime
Aktivitete
-
25 Shtator 2020
-
31 Janar 2020
-
14 Janar 2020
Regjistrohuni që të merrni njoftime
Regjistrohuni për të marrë njoftime nga Fondacioni