Shteti i së Drejtës

Ky program u riaktivizua në Fondacion në vitin 2010 për të kontribuar në mënyrë të qëndrueshme dhe profesionale në rrugëtimin e gjatë e të vështirë të Shqipërisë për forcimin e shtetit të së drejtës dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Mungesa e një sistemi gjyqësor të pavarur, transparent dhe efiçent, mungesa e aksesit në drejtësi, korrupsioni, mangësitë në kapacitetet profesionale të aktorëve të sistemit, polarizimi politik i skajshëm i jetës publike si dhe mungesa e besimit të qytetarëve janë disa nga sfidat më madhore në fokus të veprimtarisë së Fondacionit. Në kuadër të këtij programi, Fondacioni kontribuon në fuqizimin dhe mbështetjen e shoqërisë civile me qëllim zgjerimin e hapësirës për të menduarin kritik, ofrimin e një qasjeje alternative dhe pasurimin e kulturës së debatit profesional mbi këto sfida përmes angazhimit të profesionistëve dhe ekspertizës së pavarur të shoqërisë civile. Gjithashtu, një tjetër prioritet është nxitja e avokatisë/litigimit strategjik për çështje me interes të lartë publik me synim evidentimin e praktikave të pandëshkueshmërisë, promovimin e të drejtave të njeriut dhe nxitjen e ndryshimeve sistematike ligjore dhe praktike.

Publikime

ISP: Media, Politika dhe Reforma ne Drejtesi "Monitorimi i ligjerimit politik dhe mediatik mbi reformen."

10 Prill 2020
RAPORTI ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR TË PROJEKTIT “SISTEMI I RI I DREJTËSISË: TRANSPARENCË DHE PËRFSHIRJE. MONITORIMI I KLGJ, KLP, KED, KKRD DHE LIGJËRIMIT PUBLIK”

Publikime

ISP: Institucionet e reja te drejtesise: Bilanci dhe Sfida

09 Prill 2020
RAPORTI ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR TË PROJEKTIT “SISTEMI I RI I DREJTËSISË: TRANSPARENCË DHE PËRFSHIRJE.  MONITORIMI I KLGJ, KLP, KED, KKRD DHE LIGJËRIMIT PUBLIK”

Publikime

CSDG: SPAK Monitor nr.7, Dhjetor - Shkurt 2020

02 Mars 2020
Numrin i 7 (shtatë) i SPAK Monitor i dedikohet sfidave në drejtim të ngritjes kapaciteteve të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe mbarva

Aktivitete

Tryezë konsultimi: Ecuria e procesit të vetting-ut dhe funksionimi i institucioneve të reja të sistemit të drejtësisë

06 Shkurt 2020
Komiteti Shqiptar i Helsinkit me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë zhvilloi një tryezë konsultimi me drejtuesit kryesor të institucioneve të reja të drejt

Aktivitete

Prezantohen gjetjet e raportit ‘Monitorimi i Reformës në Drejtësi’ realizuar nga Fakulteti i Drejtësisë me mbështetetjen e Fondacionit

17 Janar 2020
Në kuadër të projektit ‘Monitorimi i Reformës në Drejtësi’ që zbatohet nga Fakulteti i Drejtësisë me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, u mbajt më 14 Jana

Faqet

Regjistrohuni që të merrni njoftime

Regjistrohuni për të marrë njoftime nga Fondacioni

Na kontaktoni

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë
Adresa: Rr. Qemal Stafa, Pallati 120/2, Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 4 22 34 621/ 4 22 34 223/ 4 22 35 856
Fax: +355 4 22 35 855

Na Ndiqni

Ndiqni Fondacionin Shoqëria e Hapur për Shqipërinë në: