Shteti i së Drejtës

Ky program u riaktivizua në Fondacion në vitin 2010 për të kontribuar në mënyrë të qëndrueshme dhe profesionale në rrugëtimin e gjatë e të vështirë të Shqipërisë për forcimin e shtetit të së drejtës dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Mungesa e një sistemi gjyqësor të pavarur, transparent dhe efiçent, mungesa e aksesit në drejtësi, korrupsioni, mangësitë në kapacitetet profesionale të aktorëve të sistemit, polarizimi politik i skajshëm i jetës publike si dhe mungesa e besimit të qytetarëve janë disa nga sfidat më madhore në fokus të veprimtarisë së Fondacionit. Në kuadër të këtij programi, Fondacioni kontribuon në fuqizimin dhe mbështetjen e shoqërisë civile me qëllim zgjerimin e hapësirës për të menduarin kritik, ofrimin e një qasjeje alternative dhe pasurimin e kulturës së debatit profesional mbi këto sfida përmes angazhimit të profesionistëve dhe ekspertizës së pavarur të shoqërisë civile. Gjithashtu, një tjetër prioritet është nxitja e avokatisë/litigimit strategjik për çështje me interes të lartë publik me synim evidentimin e praktikave të pandëshkueshmërisë, promovimin e të drejtave të njeriut dhe nxitjen e ndryshimeve sistematike ligjore dhe praktike.
Njoftime
THIRRJE PËR APLIKIME PËR PROJEKTE
Njoftime
Opinion ligjor mbi ndryshimet e propozuara në Kodin Penal në kuadër të pandemisë globale COVID 19
Njoftime
KShH: Ecuria e procesit te vettingut 01/02/2018 - 31/01/2019
Njoftime
ISP: Rezultatet e Vettingut 2018
Njoftime
KShH dhe ISP - Ligjërimi mbi reformën dhe Vendimmarrja e organeve të vettingut
Faqet
Regjistrohuni që të merrni njoftime
Regjistrohuni për të marrë njoftime nga Fondacioni