Shteti i së Drejtës

Ky program u riaktivizua në Fondacion në vitin 2010 për të kontribuar në mënyrë të qëndrueshme dhe profesionale në rrugëtimin e gjatë e të vështirë të Shqipërisë për forcimin e shtetit të së drejtës dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Mungesa e një sistemi gjyqësor të pavarur, transparent dhe efiçent, mungesa e aksesit në drejtësi, korrupsioni, mangësitë në kapacitetet profesionale të aktorëve të sistemit, polarizimi politik i skajshëm i jetës publike si dhe mungesa e besimit të qytetarëve janë disa nga sfidat më madhore në fokus të veprimtarisë së Fondacionit. Në kuadër të këtij programi, Fondacioni kontribuon në fuqizimin dhe mbështetjen e shoqërisë civile me qëllim zgjerimin e hapësirës për të menduarin kritik, ofrimin e një qasjeje alternative dhe pasurimin e kulturës së debatit profesional mbi këto sfida përmes angazhimit të profesionistëve dhe ekspertizës së pavarur të shoqërisë civile. Gjithashtu, një tjetër prioritet është nxitja e avokatisë/litigimit strategjik për çështje me interes të lartë publik me synim evidentimin e praktikave të pandëshkueshmërisë, promovimin e të drejtave të njeriut dhe nxitjen e ndryshimeve sistematike ligjore dhe praktike.

Njoftime

Deklarate per shtyp - Kuvendi në gjykatë, për mosrespektim të së drejtës për informim

13 Maj 2012
Lëvizja Mjaft! ka vendosur t’i drejtohet gjykatës për të garantuar zbatimin e ligjit, lidhur me kërkesat që kjo organizatë i ka drejtuar Kuvendit të Shqipërisë për informacion zyrtar.

Njoftime

Thirrje per ekspertize (me kohe te pjesshme) ne Projektin e Monitorimit te Strategjise Ndersektoriale te Drejtesise

07 Maj 2012
Afati i fundit për të aplikuar është data 18 Maj 2012 Per 7 pozicione si eksperte. Per 1 pozicion si ekspert vleresues. 2012-05-07 00:00:00 Europe/Tirane

Njoftime

Shoqëria civile kontribuon në vendosjen e një standarti të ri në përputhje me Gjykatën Europiane të të drejtave të njeriut

04 Prill 2012
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, në datën 7 mars 2012, i dha fund përpjekjeve disa vjeçare të ankuesve A.Lika dhe V.Laska dhe vendosi rishikimin nga ana e Gjykatës së Apelit Shkodër të vendimit p

Njoftime

PETICION I SHOQËRISË CIVILE – DREJTËSI PËR TRAGJEDINË E GËRDECIT

23 Mars 2012
Shpërthimi i fabrikës së demontimit të municioneve në Gërdec në 15 mars 2008, shkaktoi vdekjen e 26 personave, mes tyre 2 fëmijë, plagosjen e mbi 300 qytetarëve të tjerë, dhe shkatërrimin dhe dëmti

Njoftime

Zbatimi i ligjit për mbrojtjen nga diskriminimi, përpjekje për realizimin e të drejtave dhe barazisë së mundësive për personat me aftësi të kufizuara

22 Mars 2012
Me mbështetjen financiare të Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Soros, Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara po zbaton projektin “Zbatimi i Ligjit për Mbro

Faqet

Regjistrohuni që të merrni njoftime

Regjistrohuni për të marrë njoftime nga Fondacioni

Na kontaktoni

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë
Adresa: Rr. Qemal Stafa, Pallati 120/2, Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 4 22 34 621/ 4 22 34 223/ 4 22 35 856
Fax: +355 4 22 35 855

Na Ndiqni

Ndiqni Fondacionin Shoqëria e Hapur për Shqipërinë në: