Shteti i së Drejtës

Ky program u riaktivizua në Fondacion në vitin 2010 për të kontribuar në mënyrë të qëndrueshme dhe profesionale në rrugëtimin e gjatë e të vështirë të Shqipërisë për forcimin e shtetit të së drejtës dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Mungesa e një sistemi gjyqësor të pavarur, transparent dhe efiçent, mungesa e aksesit në drejtësi, korrupsioni, mangësitë në kapacitetet profesionale të aktorëve të sistemit, polarizimi politik i skajshëm i jetës publike si dhe mungesa e besimit të qytetarëve janë disa nga sfidat më madhore në fokus të veprimtarisë së Fondacionit. Në kuadër të këtij programi, Fondacioni kontribuon në fuqizimin dhe mbështetjen e shoqërisë civile me qëllim zgjerimin e hapësirës për të menduarin kritik, ofrimin e një qasjeje alternative dhe pasurimin e kulturës së debatit profesional mbi këto sfida përmes angazhimit të profesionistëve dhe ekspertizës së pavarur të shoqërisë civile. Gjithashtu, një tjetër prioritet është nxitja e avokatisë/litigimit strategjik për çështje me interes të lartë publik me synim evidentimin e praktikave të pandëshkueshmërisë, promovimin e të drejtave të njeriut dhe nxitjen e ndryshimeve sistematike ligjore dhe praktike.

Publikime

Fakultetit të Drejtësisë, UT: Monitorimi i Zbatimit të Reformës në Drejtësi II “Organet e sistemit të drejtësisë; Monitorimi i Zbatimit të Reformës në Drejtësi”

06 Maj 2020
Ky raport është përgatitur në kuadër të projektit “Monitorimi i Zbatimit të Reformës në Drejtësi”, zbatuar nga Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, i mbështetur nga Pr

Publikime

Fakultetit të Drejtësisë, UT: Monitorim I “Organet e sistemit të drejtësisë; Monitorimi i Zbatimit të Reformës në Drejtësi”

05 Maj 2020
Ky raport është përgatitur në kuadër të projektit “Monitorimi i Zbatimit të Reformës në Drejtësi”, zbatuar nga Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, i mbështetur nga Pr

Publikime

ISP: Media, Politika dhe Reforma ne Drejtesi "Monitorimi i ligjerimit politik dhe mediatik mbi reformen."

10 Prill 2020
RAPORTI ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR TË PROJEKTIT “SISTEMI I RI I DREJTËSISË: TRANSPARENCË DHE PËRFSHIRJE. MONITORIMI I KLGJ, KLP, KED, KKRD DHE LIGJËRIMIT PUBLIK”

Publikime

ISP: Institucionet e reja te drejtesise: Bilanci dhe Sfida

09 Prill 2020
RAPORTI ËSHTË REALIZUAR NGA STAFI I ISP NË KUADËR TË PROJEKTIT “SISTEMI I RI I DREJTËSISË: TRANSPARENCË DHE PËRFSHIRJE.  MONITORIMI I KLGJ, KLP, KED, KKRD DHE LIGJËRIMIT PUBLIK”

Publikime

CSDG: SPAK Monitor nr.7, Dhjetor - Shkurt 2020

02 Mars 2020
Numrin i 7 (shtatë) i SPAK Monitor i dedikohet sfidave në drejtim të ngritjes kapaciteteve të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe mbarva

Faqet

Regjistrohuni që të merrni njoftime

Regjistrohuni për të marrë njoftime nga Fondacioni

Na kontaktoni

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë
Adresa: Rr. Qemal Stafa, Pallati 120/2, Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 4 22 34 621/ 4 22 34 223/ 4 22 35 856
Fax: +355 4 22 35 855

Na Ndiqni

Ndiqni Fondacionin Shoqëria e Hapur për Shqipërinë në: